
Një burrë ka zbuluar se si mori vendimin e rëndësishëm për jetën e tij, pas një ndarje të vështirë. Pasi e la e dashura, Phelim Stack nga Bristol, vendosi që të shkonte në palestër e të bënte transformimin drastik në trupin e tij në vetëm 18 muaj.
Që ditën kur e dashura e la, 29-vjeçari shkoi te palestra e lagjes dhe menjëherë ndryshoi edhe mënyrën e tij të ngrënies. Si pasojë ai humbi plot 76 kilogramë.

“Isha në gjendje shumë të keq. Por vendosa: “Historia ime nuk ka mbaruar ende”. Nëse do kisha vazhduar që të ushqehesha si në fillim mund të kisha vdekur rreth të 30-ave”, tha ai. Tani edhe djali i tij 5-vjeçar është krenar për të dhe e thërret “ babi muskultjeri”.
“Daily Mail” shkruan se kur ai takoi për herë të parë të dashurën e tij ishte 89 kilogramë, por disa ditës po shtonte peshë.

Por kur e dashura e la, Phelim vendosi që të kujdesej me ushqimin dhe të ushqehej shëndetshëm. Madje edhe gjatë kohës së karantinës, ai nuk abuzoi me ushqimin dhe nuk la pas ushtrimet. Edhe pse në shtëpi, ai bënte vazhdimisht ushtrime për të mbajtur trupin në super formë.

