Brikena Selmani duket se po shijon në maksimum historinë e saj të dashurisë me Mateo, ndërsa dyshja vazhdon të tërheqë vëmendje në rrjetet sociale me momentet romantike që ndajnë së bashku.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania ka publikuar së fundmi një video në InstaStory, ku shfaqej para pasqyrës me një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.

Në pamje, Brikena Selmani kishte veshur një këmishë të personalizuar me fotografi të Mateo, duke dhënë kështu një tjetër dëshmi publike të afërsisë dhe ndjenjave që ka për partnerin e saj.
Postimi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku shumë fansa e kanë interpretuar si një shenjë se marrëdhënia e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Që pas përfundimit të spektaklit, çifti është parë shpesh së bashku dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria, duke treguar se romanca e tyre po vazhdon larg kamerave të shtëpisë së famshme.
