Miri dhe Selin kanë bërë thashetheme mbrëmë për disa nga banorët e “Big Brother VIP 5”, në veçanti për Malin dhe Brikenën.

Selin i ka treguar këngëtarit se çfarë i kanë thënë ata të dy në lidhje me situatën që u krijua mes atyre të dyve në prime-n e së martës.

“Në një moment Brikena më tha ‘ça po mendon për nominimin?’ dhe pastaj shtoi ‘mendoj se Seno është më i rrezikuar’, e tha nën zë se ato ishin përballë. ‘Ti ke këtë situatën me Mirin’ tha pastaj. E plotësoi ‘njerëzit janë kurioz me pa ça do ndodhë me ju të dy’. E dëgjova, e ça ti thoja. Filloi truri im, se po të flas si të kem vëlla. A bën kjo zhurmë, po, por nuk është kjo zhurma që më pëlqen. dil jashtë e pyet nëse jam përfolur ndonjëherë për kështu muhabetesh, se më vjen për të qeshur dhe turp. U futa në mendime, a kam bërë padashje ndonjë veprim të pakontrolluar”, i tha Selin Mirit.

Sipas Selin, Mali i ka thënë se një bisedë të tillë ia bën me sinqeritet.

“I thashë, të jetë ashtu do kisha ardhur te ju djemtë e rinj, beqarë, e kisha bërë një veprim, ju kisha ngacmuar, ju kisha futur në lojën time. E di ça do i kisha punuar Malit, mali, fusha, kodra, Mali dhe shokët e vet”, vijoi Selin.