“Ik se të vjen era, mos m’u afro në atë mënyrë, fol nga larg, mos më fol nga afër”. Ka mjaftuar kjo fjali e Brikenës ndaj Juelës, që kjo e fundit së bashku me Edisën të shpërthejnë keq ndaj banores në lidhje me pastërtinë.

Sipas tyre, ajo është femra më e pisët në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Juela shprehet se di shumë gjëra për të por shton se i vjen turp që t’i përmendë. Këtu ndërhyn Edisa e cila thotë se ajo lë të brendshmet dhe këpucët bashkë.

Ajo vijon duke thënë se Selin po kërkonte një bluzë për t’a futur në lavatriçe, kur sheh se e kishte marrë Brikena nga koshi dhe e kishte veshur.

Pjesë nga biseda:

Juela: Më vjen era mua? E di ça me thoshte ‘ça parfumi ke’.

Edisa: Është e ulët, e shikon me ça do me ulë një femër.

Juela: Era që do ajo. Po më vjen era shumë lart.

Miri: Më ka thënë dhe Lorna diçka për atë, po unë se përmend.

Rogerti: Po ë?

Juela: Më vjen turp, po e di sa gjëra di unë për Brikenën, po më vjen turp ti them.

Edisa: Thuaj se të tha të vjen erë. Ajo ka këpucët aty ku ka të brendshmet, ça do më.

Miri: E tmerrshme.

Juela: Unë nuk jam si Brikena.

Edisa: Këpucët e Prime i ka akoma në banjë. Nuk ka femër më të pisët se ajo këtu brenda, do me fol ajo për pastërti. Shkoi i mori bluzën Selin nga koshi dhe e veshi. Ajo duke kërkuar bluzën t’a fuste në lavatriçe, Brikena e kishte marrë e veshur dhe kishte dalë këtu.

Rogerti: Po del kot ti që thua di shumë gjëra dhe si thua.

Miri: Po është turp dhe nuk ia përmend.

Juela: I merr gjërat përtokë dhe i përdor. Po më vjen turp me i përmend. Pse duhet t’a përmend.

Edisa: Është e papastër.