Prej disa kohësh, Ori Nebijaj ka arritur që të fitojë zemrën e publikut, duke u kthyer kështu një nga moderatoret më të dashura për ta.

Përveçse prezanton çdo ditë nga e hëna në të premte “Wake Up” së bashku me kolegun e saj, Isli Islami, së fundmi ka edhe një tjetër emision në Top Channel.

“Ëndërrtjerrësit” është programi që kthen pas në kohë se si ka qenë Top Channel që nga fillimi e deri tani. Ky emision rikthen në ekran personazhe të ndryshëm që kanë punuar aty për vite me radhë.

E dinit ju se Ori është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë? Disa vite më parë ishte emisioni “Kupid” i drejtuar nga Albana Osmani.

E pikërisht tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.

“Unë atëherë bëja një “Top Select” të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.

Ndërsa Albana shtoi: “Kupidi nuk kishte asnjë skenar”.