As për Xhenetën e as për Eglin! Mbrëmjen e djeshme Gjesti është përlotur për ish-të dashurën që e ka pasur më herët, Diellzën, me të cilën ka qenë në lidhje për pesë vjet.

Ky moment erdhi gjatë një sfide në shtëpinë më të famshme në Shqipëri prej “Vëllait të Madh”, ku banorët duhej të shkruanin letra dashurie për personat që duan apo dashurinë e tyre më të madhe.

Gjatë kohës që ai nisi të shkruajë letrën, Gjesti nuk ka mundur të fshehë emocionet e tij, duke u shfaqur shumë i prekur.

Pas përjetimeve të tij, ka kaluar një moment të vështirë emocional, duke lotuar ndoshta në lidhje me kujtimet e dashurisë së tij më të madhe.