I ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë ish-banori i këtij edicioni dhe producenti Petro Xhori. Ai foli më shumë rreth rrugëtimit të tij, i cili përfundoi brenda asaj shtëpie këtë të shtunë. Gjithashtu për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Duke nisur nga ndodhitë më të fundit, si ndikoi hyrja e Gjestit për të në Big Brother?
Realisht nuk e them këtë pjesë se dola jashtë dhe pashë mbështetjen që kanë krijuar, por realisht ja thashë edhe aty brenda. Gjesti gjithçka që bën e bën shumë bukur. Ka diçka njerëzit negativ dallohen që në sy. Gjesti është shumë i mirë. Është pozitiv. Pavarësisht se aty brenda ndonjëherë ndonjë shaka keqinterpretohet. Janë disa persona që reagojnë më shumë seç duhet.
Diçka pozitive që kishte ai me hyrjen në Big Brother ishte fakti që kishte disa njohje që nga jashtë. A ishte kjo një avantazh për të?
S’është plus i madh ky. Si mund të sulmosh njerëz që ti ke jetuar jashtë? Për këtë arsye kam pasur shumë momente që ishin të sikletshme.
Në një lidhje telefonike ka qenë e ftuar edhe Enxhi, shoqja e ngushtë e Eglit. Gjatë kësaj telefonate u sqarua edhe një deklaratë e Petros, ku thoshte se Egli e do Gjestin për dronat. Më tej, ai sqaroi:
Aty është vendi ku njerëzit e kanë nisur pa kuptuar dhe kanë përfunduar me familje. Në qoftë se ju ecën, i uroj më të mirën./TAR
https://gazeta-shqip.com/ndryshe/ne-vere-apo-ne-dimer-kur-duhet-te-merrni-vendimin-per-tu-ndare/
