Spektakli i mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5” solli një tjetër moment të fortë që lidhet me raportin mes Mirit dhe Selin. Kjo ndezi edhe më shumë debatet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm, edhe në rrjetet sociale.

Gjatë Prime-t, moderatori Ledion Liço e pyeti drejtpërdrejt Mirin nëse ka ndjenja për Selin. Banori e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke theksuar se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje romantike.

Megjithatë, situata mori një kthesë tjetër kur u transmetua një klip nga Dhoma e Rrëfimit. Në pamjet e shfaqura, Miri dukej i prekur dhe me lot në sy teksa shprehej: “Duan të na ndajnë. E dua, si njeri, është super vajzë.”

Kjo deklaratë u komentua gjerësisht dhe krijoi një valë reagimesh, duke shtuar dyshimet për natyrën e marrëdhënies mes tyre. Debatet nuk munguan as brenda shtëpisë, ndërsa publiku në rrjetet sociale reagoi menjëherë ndaj momentit të transmetuar në Prime.

Pas gjithë kësaj vëmendjeje, reagimi i bashkëshortes së Mirit nuk vonoi. Ajo vendosi të thyejë heshtjen përmes një postimi në “Instagram”, ku rishpërndau një shkrim të mikut dhe kolegut të Mirit nga grupi West Side Family, Landi.

Në postimin e publikuar hidhen poshtë të gjitha aludimet për një romancë të mundshme mes Mirit dhe Selin, duke e cilësuar situatën si një histori të ekzagjeruar që po përsëritet vazhdimisht.

“Njerëzit mund të pranojnë edhe marrëzitë më të skandaloze nëse përsëriten shpesh. E tillë është edhe historia e ndjenjave ndaj Selin, një marrëzi që po përsëritet shpesh. MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI,” – shkruhej në postimin e rishpërndarë.