Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fischer, i kanë dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre 7-vjeçare. Çifti nisi lidhjen në vitin 2017, u martua në vitin 2018 dhe një vit më vonë u bënë prindër të një djali, Gene. Aktorja dhe komediania 44-vjeçare e konfirmoi ndarjen të premten, më 12 dhjetor, përmes një postimi në Instagram. Ajo ndau një foto me Fischerin, 45 vjeç, të realizuar në metronë e New York-ut, ku Schumer shihet duke mbajtur në krahë një qen. Krahas fotos, ajo shkroi se vendimi për t’i dhënë fund martesës ishte i vështirë, por i marrë pas shtatë vitesh bashkëjetesë.
Bla bla bla Unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas 7 vitesh. E duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të përqendrohemi në rritjen e djalit tonë. Do ta vlerësonim që njerëzit të respektojnë privatësinë tonë në këtë kohë. Plot dashuri dhe respekt! Familje përgjithmonë.
Schumer theksoi se dashuria dhe respekti mes tyre mbetet i njëjtë dhe se fokusi kryesor do të vazhdojë të jetë rritja e djalit të tyre, duke kërkuar gjithashtu privatësi në këtë periudhë. Megjithatë, ajo nuk i rezistoi stilit të saj tipik humoristik, duke ironizuar arsyet që mund të spekuloheshin për ndarjen, përpara se ta përmbyllte deklaratën me mesazhin se ndarja është miqësore dhe se familja mbetet e bashkuar përgjithmonë.
Gjatë viteve të lidhjes së tyre, Schumer ka qenë gjithmonë e hapur me fansat, duke ndarë detaje nga jeta personale dhe martesa e saj. Së fundmi, ndjekësit kishin vënë re shenja që mund të tregonin probleme në çift, diçka që aktorja e kishte komentuar indirekt disa javë më parë përmes një postimi në Instagram. Në fillim të dhjetorit, ajo iu përgjigj drejtpërdrejt spekulimeve, duke sqaruar se çdo gjë që mund të ndodhte mes saj dhe Fischerit nuk kishte lidhje as me humbjen e peshës dhe as me çështje të tjera personale. Në atë kohë, Schumer e kishte cilësuar bashkëshortin si “më të mirin” dhe kishte shprehur se do t’ia dilnin së bashku.
Ndarja vjen vetëm një muaj pasi Schumer fshiu të gjitha fotot e vjetra nga profili i saj në Instagram, përfshirë ato me Fischerin, veprim që nxiti shumë spekulime. Ajo sqaroi se ky vendim nuk kishte lidhje me pamjen e saj fizike, duke theksuar se është gjithmonë krenare për trupin e saj.


