Nëna e Jennifer Lopez, Guadalupe Rodriguez, festoi një ditë më parë 80 vjetorin e lindjes. Aktorja dhe këngëtarja e famshme kishte organizuar një festë madhështore në Las Vegas.

56-vjeçarja ndau me 246 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi dhe video nga kjo festë mes miqsh dhe familjes,

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, Jennifer Lopez shfaqet me motrat e saj, Leslie dhe Lynda. Gjithashtu nuk munguan as fëmijët e yllit të muzikës, binjakët 17-vjeçarë, Max dhe Emme.

Në mesin e fotografive që Lopez ndau me fansat, ishte dhe një pozë me dy motrat e saj, të cilat ishin të veshura me fustane të zinj.

Ndërkohë 56-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të bardhë me supe të hapura, ku flokët e saj rrinin bukur poshtë shpatullave.

Krijuesja e hitit “On The Floor” e kompletoi pamjen me vathë të varur, si dhe një byzylyk Chanel me perla në kyçin e dorës së djathtë.

Lopez u rrit në lagjen Bronx në New York City me motrat e saj dhe më parë reflektoi mbi fëmijërinë e saj.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme u rrit në lagjen Bronx, në Nju Jork, së bashku me motrat e saj. Më herët ajo ka reflektuar mbi fëmijërinë e saj dhe në një intervistë për “Entertainment Tonight” në vitin 2020 tha për nënën e saj:

“Ajo ishte një nënë e re. U martua kur ishte 20 vjeçe dhe pati motrën time kur ishte 21 vjeçe”.

“Ne të gjithë u rritëm së bashku. Ishte si të jetoje me një adoleshente, për të qenë e sinqertë”, vijoi Lopez.

Motra e këngëtares, Leslie, ka punuar si mësuese muzike, ndërsa motra e saj tjetër, Lynda, është një gazetare fituese e çmimit “Emmy”.