
Pak ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja e njohur, Barbana Dini, është fejuar. Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ajo gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Madje Dini ka zbuluar se për momentin është duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ndodhet edhe partneri i saj me origjinë nga Shkodra.

Para se të konfirmonte zërat, Barbana kishte në profilin e “Instagram”-it një foto ku shfaqej duke u përqafuar me të fejuarin, i cili ishte me kurriz. Por tani, ajo ka vendosur një foto ku ai shfaqet duke e puthur në faqe.
Gjithashtu në bio-n e këtij rrjeti social, këngëtarja e njohur ka vendosur dhe një unazë që simbolizon një lidhje.


