Një video ku një grua shfaqet në dritaren e katit të 10 të një ndërtese është bërë shumë virale në rrjet. I dashuri i saj e nxori atë jashtë pasi bashkëshortja e tij u kthye papritur në shtëpi.
Video tmerruese tregon gruan e veshur me të bardha që del nga një dritare e katit të 10, gjoja për t’i shpëtuar gruas së të dashurit të saj.
Ndërkohë një burrë pa bluzë i flet gruas përmes dritares dhe më pas zhduket. Duke mbajtur telefonin e saj, ajo fillon zbritjen e rrezikshme në katin poshtë. Ajo duket se rrëshqet poshtë një tubi uji deri në dritaren e një fqinji, të cilën e godet për ndihmë.
Sipas raporteve lokale, një burrë që po tradhtonte gruan e tij, u tmerrua kur e shoqja u kthye në shtëpi më herët. Si pasojë, ai u detyrua që të nxirrte të dashurën në ballkon që ajo të mos e gjente.
Por këto pamje janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale kineze, duketërhequr interes të madh dhe duke shkaktuar spekulime të ethshme.
Komentuesit online e kanë përshkruar dyshen si “të vdekur shoqërisht” pasi videoja u shpërnda gjerësisht. Ata presin që burri dhe e dashura e tij të përballem me një turp të madh.
Të tjerë paralajmëruan se ngjitja jashtë një ndërtese të lartë përbënte një rrezik të madh dhe mund të kishte çuar lehtësisht në tragjedi, veçanërisht duke pasur parasysh pragjet e ngushta dhe mungesën e barrierave mbrojtëse.
Arratisja e saj e tmerrshme vjen pas një serie sulmesh brutale ndaj dashnoreve nga gratë kineze. Një grua e akuzuar se kishte fjetur me një burrë të martuar u zvarrit në rrugë për flokësh në qytetin verior Datong.


