Aktorja e mirënjohur, Monika Lubonja, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi kur ka qenë në moshë të re dhe në fillimet e saj në aktrim.
Bashkëngjitur me foton në fjalë që ka postuar në “Instagram”, Monika Lubonja shprehet se është shkrepur kur ka qenë 18 vjeçe dhe po bënte prova për të realizuar filmin e saj të parë.
“Një foto kujtim në Kinostudio Shqiperia e Re. Ëndrra e çdo të rinjve për t’u bërë artistët e ardhshëm. Edhe unë po prekja këtë ëndërr… 18-19 vjeç… E kujtoj atë ditë me shumë emocione të forta. Thash se vdiqa. Kjo është Fotoja e parë e Kinoprovës përpara se të filloja Filmin tim të parë.
E kështu nisi rruga e mundimshme, por e bukur e endrrës dhe dashurisë më të madhe qe kam e do kem për Filmin & Teatrin”, shkruan aktorja e njohur.
Çfarë po ndodh? Bora Zemani mbyll spektaklin e DWTS me një surprizë për publikun: Të hënën…