Aktorja e njohur e industrisë së filmave për të rritur, e njohur me emrin artistik John Dough, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.

Emri i saj i vërtetë ishte Lina Bina, dhe ajo ishte me bazë në Florida. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta u konfirmua të martën e kaluar, por shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik nga autoritetet ose familjarët.

Pak ditë para vdekjes, Lina kishte bërë një postim në platformën X (ish-Twitter), ku shkruante:

“Më vjen keq që u zhduka, po kaloj shumë gjëra të këqija”.

Një mesazh që sot tingëllon edhe më i rëndë, në dritën e ngjarjes tragjike.

Lina ishte mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kishte mbi 200,000 ndjekës në “Instagram” dhe “TikTok”, si dhe një llogari në “OnlyFans”. Vdekja e saj ka tronditur ndjekësit dhe komunitetin online, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.

Miguel Santiago, kushëriri i saj, shkroi në “TikTok”:

“Është tragjike, është e pabesueshme – qëndroni pranë familjes suaj. Nuk e dini kurrë kur do të jetë hera e fundit që flisni me ta”.

Komentet e ndjekësve gjithashtu shprehnin trishtim të thellë:

“Zemra ime thyhet, ajo ishte kaq e re dhe kaq e bukur. E ëmbël dhe e dashur, do të doja ta dinte këtë”.

“E gjithë familja është e shkatërruar. Shpresoj që nëna e saj të gjejë forcën t’a përballojë këtë”.

“Mos harroni të lidheni me njerëzit tuaj. Jeta është e shkurtër”.