E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pamela Shqezi, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5”. Si e sheh ajo lojën e banorëve?

Pjesë nga intervista:

Si e komenton lojën e Rogertit?

Unë i respektoj ata që bëjnë lojë, pavarësisht se çfarë loje bëjnë. Sepse aty luhet për një çmim, atje fitohen 100 mijë euro. Edhe njerëzit që hyjnë e thonë ‘unë ky jam’, aty duhet të kesh një strategji loje. Nëse nuk ke një strategji loje, dil përjashtë. Kur nuk e gjen veten, aty do strategji. Unë i respektoj njerëzit që kanë një lojë dhe e përdorin lojën në favorin e tyre. Është totalisht OK për mua. Unë nuk pres që të dalin aty dhe të kenë sinqeritetin më të madh në botë dhe ne të mahnitemi nga sinqeriteti dhe nga pastërtia e banorëve. Aty është një lojë, do fitohen 100 mijë euro në fund, do dinamika, do debate, kush është më i forti do fitojë. Është një lojë, e gjithë jeta është një lojë. Nuk jeni interesantë nëse jeni vetvetja (qesh).

A mendon se do të reflektojë Rogerti?

Na duhet një dhomë edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother” për Dhomën e Reflektimit, që gjithë njerëzit që bëjnë gabime të shkojnë e të reflektojnë (qesh). Rogerti nuk e mban dot rolin që ka marrë përsipër. Ai ka marrë përsipër rolin e antagonistit, rolin e kundërshtuesit.

Nëse Rogerti është antagonisti, kush është protagonisti?

Nuk ka një protagonist, ky është problemi. Të paktën ky po identifikohet si antagonist. Nuk ka një protagonist kryesor. Shoh që njerëzit duan Kristin, mua nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen loja e Kristit, nuk më bën të qesh. Ai thjesht bën skema dhe bën lojë, por unë nuk shoh njeriun te Kristi. Unë dua ta shoh të tërin, 100% dhe nuk mund të afeksionohem pas dikujt që është me gurë shahu. /TAR/