Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, dukej e mrekullueshme teksa u ngjit në skenën e Festivalit “Roskilde” në Danimarkë.

Me performancën e saj live, ylli i pop-it dhuroi një shfaqje magjike ashtu siç vetëm ajo di. Për këtë festival, Dua kishte zgjedhur që të vishte një fustan ngjyrë jeshil të ndezur me një prerje mjaft të veçantë.

Gjithashtu krijuesja e shumë hiteve, i kishte shtuar veshjes së saj më shumë stil me getat rrjetë dhe vëthët në formë dryni. E gjithë veshja i tregonte në mënyrën më perfekte siluetën e saj të rregullt. Lipa u përpoq me lëvizjet e saj elektrizuese të “vinte në lëvizje” turmën, dhe ja arriti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, gjithë vëmendjen ia la veshjes si gjithmonë duke mos guxuar shumë më grimin. Gjatë performancës, Duas iu bashkuan edhe një grup balerinësh, duke e nxehur situatën teksa të gjithë po kërcenin nën ritmet e hiteve të yllit të pop-it.