Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka realizuar një set fotografik në Los Angeles. 34-vjeçarja shfaqet me poza kontroverse, duke u paraqitur si Virgjëresha Mari.
Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, ylli i muzikës shihet e veshur me një fustan të bardhë engjëllor dhe një pelerinë që i mbulon kokën. Ndërkohë në duar mban rruaza të bardha.
Rita pozoi në disa forma simbolike, mes tyre edhe me duart e bashkuara sikur ishte në lutje.
Ky set fotografik, i cili krijoi një skenë të krishterë, u realizua nga fotografi i famshëm, David LaChapelle, i njohur për bashkëpunimet me yje si Britney Spears, David Bowie, Michael Jackson dhe Tupac.
Por ndërsa fotot bënë bujë në media, në jetën private Rita Ora po përballet me kritika të ashpra nga fqinjët e saj në Primrose Hill, ku zotëron një rezidencë prej 7.5 milionë paundë.
Planet e saj për të ndërtuar një palestër në kopshtin e shtëpisë, duke hequr elementë arkitektonikë 150-vjeçarë, kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe.