Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias dhe veshja e saj ka marrë gjithë vëmendjen teksa këndoi për një organizatë bamirësie kundër SIDA-s.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” jo vetëm që zbukuroi tapetin e kuq të ngjarjes prestigjioze, por performoi edhe në skenë në amfAR Venezia 2023 të prezantuar nga Mastercard dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Red Sea të dielën (3 shtator), që ndodhet në Venecia, Itali.
32-vjeçarja këndoi disa nga hitet e saj më të njohura, duke përfshirë “I Will Never Let You Down”, “Praising You” dhe “Let You Love Me”.
Por ylli i muzikës la një përshtypje shumë të mirë me pamjen e saj. Rita zgjodhi një fustan të bardhë, të strukturuar gjeometrikisht, që shfaqte një prerje të guximshme në mes dhe kofshë, ndërsa pjesa e sipërme i rridhte me delikatesë në gjoks.
Mediat e huaja shkruajnë se koncerti u organizua për të përfituar amfAR, një fondacion i fokusuar në kërkimin mbi AIDS. Gjithashtu është edhe një nga organizatat jofitimprurëse kryesore në botë, e dedikuar për mbështetjen e kërkimit mbi SIDA-n, parandalimin e HIV-i.