Ish-partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez, ka vendosur që të bëjë publike lidhjen e tij me Jac Cordeiro në rrjetet sociale.

Ish-ylli i New York Yankees postoi një foto të tij me të dashurën 42-vjeçare. Rodriguez dhe Cordeiro janë përfolur për një lidhje romantike në tetor, kur fotografët i panë ata në qytetin e New York-ut.

Marrëdhënia e tyre duket se po bëhet serioze, pasi Cordeiro kaloi kohë me Rodriguez dhe dy vajzat e tij Natasha, 18 dhe Ella, 14 vjeç në një festë Krishtlindjesh në Big Apple.

“Nga zemrat tona tek tuajat, Gëzuar Krishtlindjet,”-shkroi Rodriguez krahas postimit.

Më herët Alex Rodriguez, ishte në lidhje me Jennifer Lopez për vite me radhë dhe madje ishin fejuar. Në mars 2021, u shfaqën spekulime për ndarjen e tyre, por një burim i tha ET se asokohe çifti po përpiqeshin ta shpëtonin marrëdhënien e tyre.

Një muaj më vonë, më 15 prill, ata njoftuan zyrtarisht ndarjen në një deklaratë të përbashkët.

“Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë,” thuhej pjesërisht në deklaratë.

Në tetor, Rodriguez u shfaq në emisionin CNN të Chris Wallace, ku gazetari e pyeti: “Sinqerisht, a ju shqetëson fakti që, brenda disa ditësh pasi u ndave, ajo u kthye të shihte Ben Affleck dhe përfundoi të martohesh me të?”

Rodriguez beri shaka përpara se të ofronte një përgjigje diplomatike.

“Së pari, do të thoja se jam i lumtur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial sepse do të më goditnit me çekan”, tha Rodriguez. “Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë dhe i uroj asaj dhe fëmijëve – të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm – u uroj atyre më të mirat.”