
Pas martesës së Justin Bieber, këngëtarja e famshme Selena Gomez, po përflitet për një romancë të re me mikun e saj, Niall Horan.
Teksa të gjithë menduan se Gomez po vuante për ish-in e saj, i cili kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me Hailey Baldwin, duket se Selena po na tregon të kundërtën.
Mediat e huaja shkruajnë se ajo e ka lënë në të shkuarën pas dhe e ka harruar Justin. Me shumë gjasa Selena ka nisur një lidhje të re.
Së fundmi, këngëtarja dhe aktorja e njohur është fotografuar sërish teksa shkonte në shtëpinë e Niall-it, e veshur thjeshtë dhe me një qese plot me gjëra për të ngrënë.
Kujtojmë se të enjten e kaluar, Selena u fotografua shumë pranë Niall-it në një darkë miqsh, e burime pranë dyshes treguan se po atë natë, ata u panë duke u puthur në një vend ku thuajse nuk i shihte njeri.
Megjithatë, askush prej të dyve s’ka bërë ende asnjë koment lidhur me lajmet për romancën e tyre rë re.
[gallery ids="866620,866623,866622,866626,866627,866635,866634,866633,866632,873464,866630,866629,866628,866625,866624,810275,810274,810267,685586,810268,775370,623304,613573,520393,518468,453152,319276,300254"]