Përveç Armaldo Kllogjerit edhe Kiara Tito e ka këshilluar Luiz Ejllin në lidhje me Bledi Manen. Duket se të gjithë banorët janë në një mendje se gazetari ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP2” për këngëtarin e njohur.

Madje edhe Nita Latifi i tha në një moment mbrëmë Luizit se ai do ‘merret me ty’ dhe se i ‘ka planet e qarta’.

Mbrëmë teksa ishin të ulur në krevat, Tito këshillon Ejllin që të ruajë qetësinë dhe të ketë kujdes me fjalorin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Kiara: Reagoj shumë qetë, nëse nuk e ke vënë re, nuk jam me nerva në asnjë moment

Luizi: Do të të shtyjë shumë

Kiara: Shumë mirë, ta provojmë. Por ofendime jo, kërcënime jo. Kaq ki parasysh, për pjesën tjetër e di vetë ti. Kërcënime dhe ofendime të rënda stop. Për lojë vije në lojë sa të duash, ngacmoje, bëj ça të duash. Do të të provokojë ai se ti di pikat e dobëta. E hodhi kunjin e parë që kur u ul në kolltuk.