Aktori i njohur amerikan, Charlie Sheen, i ka habitur të gjithë teksa ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale. Ai ka rrëfyer se ka humbur virgjërinë kur ishte 15 vjeç dhe e ka lënë publikun pa fjalë kur ka shtuar se ka fjetur me 47 mijë gra.

Teksa ishte i ftuar në podkastin “Impaulsive”, Sheen u tha prezantuesve Logan Paul dhe Mike Majlak, se e ka humbur virgjërinë me një grua eskortë që quhej Candy, të cilën e gjeti në një libër telefonash.  

Aktori e përshkroi atë si “Ann-Margret me një Mastercard” dhe shtoi se përdorte kartën e kreditit të babait të tij për të paguar shërbimet e Candy-t.

“Unë jam bërë për degjenerim, për pakujdesi. Mënyra se si manifestohet në jetën time ndryshon në çdo moment. Mund të jetë droga. Mund të jetë gruaja. Mund të jetë një milion gjëra, apo jo? Gjithmonë e kam ndjerë se ishte pjesë e ADN-së sime”, tha Sheen.

Nga ana tjetër, prezantuesi Mike Majlak donte të llogariste numrin e grave me të cilat kishte fjetur Sheen dhe në pyetjen e tij ai deklaroi se ishin pothuajse 50,000 prej tyre.

“Çfarë mendon se është gjëja që ke që të bëri të thuash: ‘Do të bëj seks me 47,000 gra, do të provoj çdo drogë, do të rrëzoj një aeroplan, do ta mposht Michael Jordan, do të bëj çdo gjë dhe nuk do t’i them kurrë jo asgjëje’?” e pyeti ai aktorin.

“Nuk ishte aq e ‘ngjeshur’ sa e the. Ishte më shumë si të lundroja dhe të përballesha me çdo situatë dhe skenar ashtu siç paraqiteshin ose çfarëdo gjendjeje mendore në të cilën ndodhesha. Kjo çoi në rezultatet që kërkoja”, u përgjigj 60-vjeçari.

Ky i fundit ka kujtuar edhe problemet e tij ligjore kur ishte në shkollë të mesme. Ai ka treguar se si ishte arrestuar për falsifikim të kartave të kreditit. Sipas tij, në atë kohë babi po udhëtonte nëpër botë, e kjo e shtyu atë drejt sjelljeve gjithnjë e më të pamatura.

“U arrestova në shkollë të mesme. U arrestova për falsifikim të kartave të kreditit. Babai ishte jashtë qytetit dhe ai as që nuk e dinte”, ka shtuar aktori i famshëm.

Ndërkohë kujtojmë se një dokumentar për jetën e tij, u publikua së fundmi në Netflix dhe fitoi vëmendjen e publikut pothuajse menjëherë.