Livia Brunga ka qenë një ditë më parë pjesë e panelit të rubrikës “Trotuar”, në “E Diell”. Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, e ka ngacmuar pak në lidhje me raportin e saj me Joz Markun, pas përfundimit të “Big Brother VIP 4”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri tregoi se është takuar me Jozin pas daljes nga Big-u, pasi i duhej kontakti i tij për një koncert.
Pasi atij takimi, raporti i tyre ka ndryshuar e tashmë kanë një miqësi të bukur dhe të pastër. Ajo shtoi se e ka falur ish-banorin për fjalët që ka thënë ndaj saj kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4”.
Livia tha gjithashtu edhe dy fjalë për ish-finalisten, Egli Tako. Brunga u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.
Pjesë nga biseda në “Trotuar”:
Komenti jot te postimi i Jozit ka ngjallur një diskutim të madh online, një vrull komentesh, disa të mira, disa të këqija. Janë habitur njerëzit për këtë marrëdhënien tuaj që duket e mirë, apo jo? I keni sheshuar ato hatërmbetjet e “Big Brother”?
Absolutisht që po. Është normale që publiku të habitet.
Ka patur një afrim nga ti, nga Jozi? Si i keni sheshuar gjërat mes njëri-tjetrit?
Jemi takuar jashtë Big-ut. Më duhej një kontakt i tij për një koncert. Nga aty kemik filluar duke folur, jemi takuar, kemi ngrënë bukë bashkë dhe më pas jemi takuar shpesh bashkë. Kemi një miqësi shumë të bukur dhe të pastër. E bukura e Big-ut është se jashtë janë shumë ndryshe njerëzit.
Po fjalët që thuhen aty brenda të vrasin sepse i jeton ato momente…
Shumë e vërtetë
Ti ja ke falur Jozit fjalët që ka thënë për gjatë qëndrimit që keni patur bashkë në eksperiencën e “Big Brother”?
Përderisa kam ngrënë me të, sigurisht që po
Është e shkuar e harruar tashmë
Po. Më bëri shumë përshtypje që publiku nuk don njerëzit që bëjnë paqe, sikur duan gjithmonë luftë.
Eglin e takove sot?
Po, ishim bashkë edhe te grimi. Kam marrëdhënie shumë të mirë me Eglin
Të pëlqen rubrika e saj tek “E Diell”?
Shumë e lezetshme, i shkon.