Duket se misioni i Luiz Ejllit për ditën e sotme është që të fusë në sherr banorët me njëri-tjetrin. Ai i ka kërkur Kiara Titos që të përmendi dy emra të konkurrentëve dhe pastaj do nisë të veprojë.
Moderatorja veçoi Olta Gixharin dhe Valbona Memën. Teksa këto të dyja po rrinin në kuzhinë, këngëtari i njohur u afrua dhe nisi t’i ngacmoi.
Në mëngjes ai i tha Oltës dhe Valbonës se ato të dyja nuk do të shkojnë mirë me njëra-tjetrën në shtëpi dhe se do të zihen me pjata.
Luizi i tha këngëtares se aktorja kishte thënë që pjatat, Valbona do i thyejë në dasmën e saj, dhe jo kur të grinden bashkë.