Chrissy Teigen ka zbuluar ssë fundmi se ka vendosur sërish të lërë alkoolin, pasi ndjeu se gjendja e saj emocionale po përkeqësohej.

Ajo ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka ndarë me ndjekësit një moment nga intervista e saj në podkastin “Self-Conscious” ku së bashku me personazhin e njohur televiziv Carl Radke treguan historitë e tyre mbi mënyrën se si e kishin lënë pijen.

“Prej më shumë se një viti e kisha lënë alkoolin derisa fillova të pija sërish. I premtova vetes se do të përpiqesha ta bëja këtë duke e pasur situatën nën kontroll,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

View this post on Instagram

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)

Teigen tha se iu rikthye sërish alkoolit sepse dëshironte të pinte lehtësisht një gotë verë me bashkëshortin, apo të ngrinte një dolli pa frikë gjatë festave.

Por, më vonë kuptoi se mënyra si po mendonte ishte e gabuar. Po e konsideronte pirjen si një shpërblim pas çdo momenti të veçantë.

“Gjatë momenteve të qeta në shtëpi, kohën e kaloja duke pirë verë,” tregon ajo.

Ditët kalonin dhe oraret kur pinte bëheshin më të shpeshta derisa më vonë filloi të kuptonte ndikimin që alkooli filloi të kishte në sjelljen dhe jetën e saj.

Chrissy Teigen krahasoi ndryshimin midis herës së parë që u përpoq të linte alkoolin dhe kësaj here duke thënë se në fillim e gjithë atmosfera përreth saj ishte shumë më motivuese dhe ndihej shumë më entuziaste për këtë vendim, ndërsa tani asgjë nuk e emocionon.

U shpreh se ka frikë më shumë nga mendimi i të tjerëve se mos ata e kanë humbur besimin, madje edhe ajo vetë e ka humbur pak besimin te vetja.

Megjithatë në fund të gjithë rrëfimit, u shpreh plotkrenari se kishte 52 ditë që nuk pinte më dhe nuk kishte aspak dëshirë t’i rikthehej alkoolit.