Michelle Obama zbuloi në një episod të ri të podcastit të saj se bëri 10 shpime të reja në vesh menjëherë. Ajo foli me vëllanë e saj, Craig Robinson, rreth këtij vendimi. Ata diskutuan gjërat që kishin mësuar për njëri-tjetrin që kur kishin filluar podcastin. “Ajo që mësova është se u përpoqe të shpoje veshët dhe mendove se unë nuk e vura re dhe shoh që ke bërë të gjitha këto shpime të reja në vesh”-tha Robinson.
Michelle u përgjigj duke thënë se:
Gjithmonë kam menduar të bëj disa shpime më shumë në vesh, por kurrë nuk kam arritur ta bëj. Të rinjtë po bëjnë shumë shpime tani, janë thjesht më shumë dekorime të bukura.
Pastaj Robinson pyeti se sa ishin dhe Michelle deklaroi se kishte ndërmend të bënte disa.
Ndërsa isha ulur aty, po i thoja personit që po bënte piercings të shtonte më shumë. Bëra 10 piercings në një seancë të vetme.
Ndërkaq, Michelle Obama ka zgjedhur të flasë hapur për një nga temat më të idealizuara në shoqëri: martesën. Në një intervistë të sinqertë, ajo ka pranuar se lidhja e saj me Barack Obama nuk ka qenë kurrë një përrallë e thjeshtë, por një marrëdhënie që kërkon përkushtim të vazhdueshëm, punë të brendshme dhe komunikim të sinqertë nga të dy partnerët.




