Kiara Tito ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Portokalli, por edhe mbi jetën e saj familjare si një mama me një vajzë të vogël, Luna.

Moderatorja e dashur për publikun tregoi se si është familjarizuar më shumë këtë sezon të ri të spektaklit më të madh të humorit. Ajo shtoi se krahë për rritjen e vajzës ka sigurisht partnerin e saj, Luiz Ejlli, të cilin e cilëson një baba të shkëlqyer.

“Ky sezon duket shumë energjik, akoma dhe më mirë se dy të tjerët. Jam akoma më shumë familjare dhe mezi e pres regjistrimin. Më pëlqen shumë edhe eksperienca si aktore. E kam manifestuar.

Luna më sheh në ekran shpesh dhe ka një vështrim serioz. Kur unë jam në punë kujdeset Luizi, është një baba i shkëlqyer dhe e mban Lunën edhe më mirë se unë, është detajist I fiksuar. Por edhe mami im më ndihmon shumë”, tregon Kiara.