Nisur nga dasma që Armina Mevlani organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, blogeren e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë.
“Je një ndër njerëzit me shpirtin më të bukur, e je nusja me dashur në Tropojë nga Tropoja vjen mesazhi”, i ka shkruar dikush Arminës.
“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”, i është përgjigjur blogerja e njohur fansit.
Kujtojmë që në dasmë ajo kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor dhe i mahniti të gjithë.