“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.

E ftuar këtë javë nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati. Ajo ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.

Normalisht që në një panel në të cilin jemi pesë goca dhe gra, 5 zemra, është e vështirë që ti të gjesh atë hapësirën tënde televizive dhe kjo më mungonte. Normalisht që ato kishin dhe më shumë eksperiencë dhe ishin profesioniste në atë që bënin ndërsa për mua ishte eksperienca ime e parë në televizion në atë lloj mënyre si gazetare le të themi. E kam ndjerë veten pak një hap mbrapa, por besoj se jam tepër e justifikuar. Ishte edhe pjesa që sa kisha dalë nga BBV dhe ndihesh vërtet si në traget.

Ajo shtoi gjithashtu se:

Pjesa pas BBV mund të duket si shaka por që të duhet njëfarë periudhe që ta marrësh veten. Besoj se kam dalë mirë, mund të bëja më mirë sigurisht por në disa gjëra duhet eksperiencë. Jam duke punuar shumë dhe po kërkoj të jap më të mirën në televizion.