Jeroani ka shprehur pëlqimin për dy ish-konkurrente të “Për’puthen” të sezoneve të kaluara. Është fjala për Ana Lleshin dhe Iriadën.

Ish-konkurrenti, i cili u largua këtë javë nga programi ishte i ftuar sot i ftuar në “Wake up”.

I pyetur se cila nga vajzat e sezoneve të kaluara i ka pëlqyer, Jero përmendi Anën dhe Iriadën.

“E kam pasur ëndërr të hyj në “Përputhen” që në sezonin e dytë, por duhet të mbyllja disa angazhime. Kanë qenë nja dy goca që më pëlqenin dhe kur i shihja imagjinoja që mund të dilja në takim. Nuk ua mbaj mend emrin, por më pëlqenin Ana Lleshi dhe një vajzë tjetër, Irida (Iriada) diçka e tillë”, tha Jero.