Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku ka folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ish-banori la përfundimisht shtëpinë të martën pas një nominimi me Zarf të Zi që erdhi në shtëpi për shkeljen e rregullave nga Vëllai i Madh.
Teksa mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në studion e Top Albania Radios, artisti komentoi me më shumë detaje eksperiencën e tij në këtë edicion të pestë të “Big Brother VIP”.
Duke u ndalur te miqësitë e bukura të cilat do t’i ketë edhe jashtë Big Brother-it, ish-banori u shpreh:
“Keijsi patjetër, Mirin e kam shok prapë, nuk ka lidhje ne i kemi kërkuar falje njëri-tjetrit dhe për të gjitha gjërat që kemi thënë i kemi lënë brenda në shtëpi. Përveç Mirit dhe Kristit, Brikena kishte energji pozitive. Juela po ashtu ka pasur ato të vetat, me Tanin shkriheshim të gjithë duke qeshur. Krijova afrimitet me të gjithë banorët, me Stenaldon kam shkuar shumë mirë dhe kohët e fundit”.



