Gjatë Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, Ina vendosi që të bënte një përshëndetje për partnerin e saj, Keijsi.

Banorja u shpreh se shtëpia më e famshme në Shqipëri nuk është e njëjtë pa Keijsin.

“Më ka marrë shumë malli, e kam shumë xhan dhe se shtëpia pa të nuk është e njëjtë”, shprehet Ina.

Ndërkohë Keijsi që e ka ndjekur spektaklin e BBV 5, ka publikuar në “Instastory” momentin në fjalë. Ai e ka shoqëruar shkrimin me fjalët që ia thoshte shpesh banores kur ishte në shtëpi: “Dritë dielli”.

Ish-banori ka thënë në intervistat e ndryshme pas daljes së tij nga shtëpia, se do ta presë jashtë Inën dhe do t’a vijojnë lidhjen.

Kujtojmë se raporti i Inës dhe Keijsit është komentuar shumë si brenda shtëpisë ashtu dhe jashtë, për shkak se ata më herët kishin deklaruar se ishin vetëm shokë.

Disa prej banorëve shpreheshin se lidhja e tyre erdhi vetëm që të vazhdonin sa më gjatë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por Keijsi u përjashtua nga reality show me zarf të zi për shkak të thyerjes së rregullores.

Nga ana tjetër, Ina është në nominim së bashku me Selin, Mirin, Gimbon dhe Rogertin.