Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…
Në një intervistë me Rozanën, dhe Danjën, Aldo i është përgigur pyetjeve pikante të banoreve. I pyetur se si qëndron e vërteta e miqësisë së tij me Eglin dhe nëse kanë pasur diçka më shumë jashtë, ai është përgigjur:
Rozana: Sa miq keni qenë ti me Eglin jashtë shtëpisë?
Aldo: Eglin mund ta kem takuar më pak se 5 herë
Rozana: Dhe në këto herë nuk keni qenë vetëm?
Aldo: Jo, jemi takuar në raport biznesi, po konsiderata është shtuar nga ish-partneri i saj dhe shumica e respektit ka qenë edhe prej tij sepse atëherë ka qenë partneri i saj, jo në këtë botë, as në tjetrën se e kam njohur si partnerin e dikujt, tipi im nuk e bën këtë sepse unë vazhdoj ta kem shok atë