Ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike edhe motra e Valbonës, Albana Mema e cila pati edhe një përballje me Shqipen. Opinionistja u shpreh se e kishte të sigurtë se Valbona ka një marrëdhënie jashtë, gjë të cilën motra e banores e kundërshtoi.
Pjesë nga biseda:
Shqipe: Unë e kam të sigurtë që Valbona ka një marrëdhënie jashtë, nuk mund ta them me kë sepse normalisht duhen mbajtur privat ama që është duke luajtur motra jote është por shumë keq.
Albana: Unë nuk e di se ku e ndjen këtë të siguri që Valbona mund të jetë e lidhur jashtë. Unë përderisa e kam motër e di shumë mirë që ajo nuk ka lënë një lidhje të sinqertë pezull jashtë.
Shqipe: Atëherë e paska tallëse dhe jo të sinqertë? Je pak kontradiktore, të lutem mund të jesh pak më e qartë?
Albana: Nuk ka lënë asnjë lidhje pezull jashtë dhe ka hyrë aty brenda që të luajë me ndjenjat e G Banit ose të Laertit. Me sa e kuptoj dhe sa e njoh unë motrën time, nuk ka lënë.
Shqipe: Mbase nuk është treguar e sinqertë motra me ty, mbase…