Rogerti dhe Stenaldo kanë patur mjaft debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ditën e sotme, Rogerti i tha atij se po bën luftën e Selin dhe po sulmohet për këtë arsye.

Në një moment ai iu drejtua duke e pyetur nëse ‘mos ndoshta do me ndarë ndonjë gjë me Selin’ dhe Stenaldo iu kundërpërgjigj: “Jo mos e ki merak”.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Mos ndoshta do me ndarë ndonjë gjë me Selin

Stenaldo: Jo mos e ki merak

Rogerti: Ndonjë muhabet. Jo për t’a kapur fizikisht se nuk ke shans, problemi është se mos do ndonjë gjë literale, poemë

Stenaldo: Mos e vrit mendjen

Rogerti: Se mos ndoshta epshin e ke brenda se fizikisht ndoshta se ke

Stenaldo: Faleminderit, ashtu gjykoje

Rogerti: Se fiks ka thënë Ina je manjak femrash

Stenaldo: Dil jashtë dhe pyet Inën

Rogerti: Ke fol me Juelën, Baby G, a ka pas ndonjë gjë me Lore?

Stenaldo: Kurrë, me asnjë vajzë, as me Juelën.

Rogerti: O vëlla manjaku ka dhe mendërisht.