Prime-n e sotëm do të mësohet vendimi i publikut për televotimin mes Brikenës dhe Gimbos. Ky i fundit ka përfunduar në lot pas një bisede që bëri me Selin, teksa të dy ndodheshin jashtë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Teksa i dha disa këshilla banores nëse ai del sonte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, që të dy u përlotën. Më pas Selin dhe Gimbo u përqafuan.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Ne e kemi kryer tonën, e kemi bërë tonën. Tani duhet një gjë e re. Nuk po i kërkoj publikut për me dalë, absolut. Por në momentin që i kërkoj me dalë, nuk dal në Prime me thënë që dua të dal. Po shkoj te dera e kuqe, shkoj aty brenda dhe u them se në Prime eci”, i tha Gimbo në një moment Selin, e cila vetëm e dëgjonte.