Heidi Baci ishte mëngjesin e sotëm bashkëmoderatore me Blendi Salaj në emisionin “Wake Up”. Në fund të programit, gazetari i njohur e pyeti ish-banoren e “Big Brother VIP 3” se sa u kënaq nga 1 te 10?

Baci u përgjigj ‘10’ dhe Blendi më pas e pyeti nëse do të vinte dhe nesër e ajo tha “po”.

Më pas Salaj zbuloi sekretin që kishin mbajtur gjatë kësaj fundjave, që Heidi do të jetë së bashku me të çdo ditë, tani e në vazhdim.

“Faleminderit shumë, është një aventurë e re për mua, jam shumë e lumtur që do e ndaj me ty. Kam një vlerësim shumë të madh”, tha Heidi.

Pjesë nga biseda:

Blendi: U mërzite?

Heidi: Jo, u kënaqa

Blendi: Sa u kënaqe nga 1 te 10?

Heidi: 10 sot, kishte tema interesante.

Blendi: Tani, meqenëse u kënaqe, meqenëse ia kalove mirë, do të vish prapë nesër?

Heidi: Ja prit ta mendoj, mirë po vij

Blendi: Do vish ta bëjmë emisionin bashkë?

Heidi: Patjetër që po, do të ishte një kënaqësi shumë e madhe për mua

Blendi: Se e kemi mbajtur sekret gjatë kësaj fundjave, por Heidi do të jetë me mua çdo ditë tani e në vazhdim. Mirë se erdhe në “Wake Up”.

Heidi: Faleminderit shumë, është një aventurë e re për mua, jam shumë e lumtur që do e ndaj me ty. Kam një vlerësim shumë të madh.