Kate Middleton dhe Meghan Markle paskan pasur diçka ‘të përbashkët’ përpara se të takoheshin me njëra-tjetrën.

Në vazhdën e dramës që rrethon dokumentarët e rinj të Sussexes në “Netflix”, “Harry & Meghan”, Diane von Furstenberg shkoi në “Instagram” për t’u kujtuar njerëzve se në fund të fundit dy partneret e princave nuk janë aq të ndryshme – në fakt, të dyja janë shfaqur me të njëjtin fustan dantelle i dizajnit të saj.

“Një herë e një kohë dy gra të bukura u martuan me dy princa të sjellshëm dhe të pashëm… (këtu të dyja veshur me të njëjtin fustan @dvf të quajtur Zorita.) Duke u uruar atyre Paqe dhe Dashuri për vitin e ri!” legjenda e modës, 75 vjeçe, ka përmbledhur fotot krah për krah të dy grave të veshura me stilin klasik.

Markle, ishte e para që veshi këtë look, duke zgjedhur versionin mini të fustanit për një event në USA në Los Anxhelos në 2012 fustanin e ka kombinuar me taka nudo dhe disa bizhuteri në duar.

Ndërsa Markle ishte ende një aktore në “Suits”  dhe e martuar me ish-bashkëshortin Trevor Engelson – kur veshi fustanin e saj DVF, kunata e saj e ardhshme ishte fejuar me Princin William në atë kohë.

Dy vjet më vonë, Middleton, 40 vjeç, zgjodhi një version të gjatë të fustanit, duke i mbajtur flokët të kapura në një një topuz të lirshëm dhe vendosi si aksesorë një palë vathë diamanti për Performancën Royal Variety në Teatrin Palladium në Londër.