E ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ishte ish banorja e “BBV”, Armela Hyseni.

Përse e ke krahasuar Brikenën me Serena Sulën?

Duke parë ato video të Brikenës pasi dola nga shtëpia e “BBV” më erdhi natyrshëm ta krahasoja me Serena Sulën. Edhe Serena kur e ka parë i kishte bërë like.(qesh) Serena vet ishte dakord. Nuk dua ta ofendoj Brikenën por më vjen keq që i mëshon faktit që nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie. Ajo është shumë e saktë në arsyetime, nuk e kuptoj pse bën deklarata të tilla. Fansat e kanë suportuar për këto deklarata se lojë nuk është se ka.

Deklarata e Brikenës “Unë nuk e prish martesën për një shpullë”, si e komenton Armela?

Ajo thotë gjërat që duan shqiptarët të dëgjojnë. Nuk i lidhet pamja me ato që thotë, pa dashur ta paragjykoj, mundohu o vajzë të japësh mesazhe se si të duash më shumë veten.