Krahasimet në rrjetet sociale mes personazheve publike duket se nuk kanë fund. Së fundmi në qendër të vëmendjes ka qenë Dea Mishel, e cila është vënë përballë Selin, banores së “Big Brother VIP 5”.

Pas postimeve dhe komenteve të shumta nga ndjekësit, ku dy vajzat u krahasuan për pamjen fizike dhe stilin, Dea Mishel ka reaguar publikisht përmes një “Instastory”.

Ajo ka publikuar një mesazh që i ishte dërguar nga një ndjekës, i cili e pyeste nëse kishte qenë shtatzënë në të njëjtën kohë me Selin gjatë “Big Brother VIP 2”, duke e shoqëruar reagimin e saj me ironi.

 “S’jeni mirë hahahahahaha. Ç’a futen biondet në Big, më ngjisni mua çdo vit”, ka shkruar Dea, duke treguar se kjo nuk është hera e parë që ajo përballet me krahasime të tilla.

Reagimi i saj është interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe plot humor ndaj zhurmës së krijuar në rrjete, ndërsa Dea ka lënë të kuptohet se këto krahasime i konsideron të pavenda dhe të përsëritura.