Moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, ka bërë sot një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Fansat kanë qenë kuriozë për shumë gjëra rreth jetës së prezantueses së “Portokallisë”, e si pasojë pyetjet kanë qenë nga më të ndryshmet.
Por jo vetëm kaq, pasi ka patur nga ata që i kanë komentuar mënyrën e postimeve që ajo bën në rrjetet sociale.
“Ky insta personazh i ri që do të krijosh si sexi nuk i pëlqen Luizit fare, as ty nuk të shkon”, i ka shkruar një ndjekës.

Ndërkohë Kiara i është përgjgjur duke i thënë se kështu është që prej vitit 2018 dhe nuk ka pse të krijojnë diçka të re.
“Personazh i ri? Unë kështu kam qenë që prej 2018-s, nuk kam pse ‘krijoj’ asgjë të re. Kjo jam unë, gjithashtu të sugjeroj të hapësh “Style Star show 2020-2022” dhe do e kuptosh që asgjë s’ka ndryshuar, jam thjesht një vit e gjysmë post partum. PS: Kam një jetë që e dashuroj moden dhe jam gjithashtu në ndjekje të trendeve të fundit nga fashion weeks nëpër botë (nga ku gjej edhe frymëzim)”, i është përgjigjur moderatorja e dashur për publikun.