Brikena dhe Gimbo, të cilët janë në nominim dhe mbrëmjen e sotme do të mësohet se kush prej tyre do të lërë garën e “Big Brother VIP 5”, janë përballur sot me pyetjet e banorëve në një konferencë.

Stenaldo e ka pyetur Brikenën nëse është dasma me Mateon si asi nën mëngë për të bërë disa javë ekstra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

U duk se kjo pyetje nuk u prit mirë nga banorja, e cila i tha se këtë mund t’ia bëjë si pyetje kur do të jetë dasma e dytë, pasi deri tani nuk ka gjë të konfirmuar.

“E kuptoj që të dogji dhe faleminderit për përgjigjen”, iu kthye Stenaldo.

Pjesë nga biseda:

Stenaldo: A është dasma me Mateon asi nën mëngë për të bërë disa javë ekstra në “Big Brother?

Brikena: Nuk e kuptova pyetjen

Brikena: A është dasma jote me Mateon karta e lojës që do të bëjë të qëndrosh më gjatë në “Big Brother”?

Brikena: Cila dasmë, ku dasma u krye

Selin: Bëhen dy dasma, tre dasma, si Big Brother e gjykon nëse do ketë një dasmë

Brikena: Unë mendoj që këtë pyetje mund të ma shtrosh në momentin që do të jetë dasma e dytë

Stenaldo: E kemi konfirmuar që do të ketë dy dasma

Brikena: Meqë e ke konfirmuar, shko kërkoi llogari atij që t’a ka konfirmuar. Unë nuk kam konfirmuar gjë dhe unë të përgjigjem për atë që unë konfirmoj

Stenaldo: E kuptoj që të dogji dhe faleminderit për përgjigjen.