Një përplasje e ashpër ka shpërthyer ditën e djeshme mes Valbona Mhillit dhe Gerta Gixharit.

E gjithë situata ka nisur kur Gerta ishte duke larë enët dhe ka filluar të spërkaste ujë, duke shkaktuar një përplasje verbale mes tyre.

Valbona i ka thënë banores që të ketë kujdes, pasi ka arritur ta mbajë të fshehtë disa gjëra që ajo di për të.

Ajo e ka akuzuar Gertën se e ka parë duke flirtuar me një burrë në një klub nate, edhe pse ajo është e martuar.

“Me moralin tim ke kujdes, ti je shpifëse, manipuluese. Kam mesazhet ku më ke ftuar, doje të më bëje pjesë të klubit tënd. Me atë që ishte po pije një gotë, po flirtoje. Më trego ti mua për moralin. E pamoralshme”, tha Valbona.

Ajo e ka akuzuar Gertën për moral të dyfishtë dhe për shpifje, duke thënë se ka mesazhe ku Gerta e kishte ftuar dhe kishte tentuar të bëhej pjesë e një grupi të caktuar.

Valbona ka theksuar gjithashtu se Gerta ishte duke pirë alkool dhe duke flirtuar në një klub nate, duke e quajtur këtë sjellje të pamoralshme.

“Shko atje rrugëve dhe bëhu tap nëpër klubet e Tiranës, ke kujdes me ujin po të them. E pamoralshme që dehesh nëpër klube natën”, vijon Valbona.

Përplasje verbale ka vijuar edhe me akuza të tjera për jetën jashtë kamerave.