Ka disa javë që po përflitet se ish-missi shqiptar, Cindy Marina, është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryetares së Kuvendit Jozafina Topalli, Genar.
Thashethemet nisën sapo u publikuan disa fotografi, ku ata të dy shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mëngjesin e sotëm, Cindy ishte e ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit”, ku u pyet në lidhje me këto fjalë që po qarkullojnë për të prej disa ditësh. Modelja e njohur as nuk e mohoi, por as nuk e pohoi një gjë të tillë, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka nisur diçka.
“Unë vetë kurrë nuk kam fol për jetën time personale dhe as në “Instagram” nuk kam postuar asgjë. Kam vendosur për të mos folur derisa të marr një vendim”, u shpreh bukuroshja.
Ndër të tjera, Cindy ka zbuluar se pasionin për volejbollin e ka të trashëguar nga mamaja e saj, por që edhe pse ka gati 11 vite që merret, nuk e shikon si diçka që do të zgjasë përjetësisht.
“Volejbolli për mua ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme për 11 vite. Kam për ta dashur shumë, po do vij një moment që nuk kam për ta bërë më”, tha shkodrania.