Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 ndaj Turqisë në ndeshjen vendimtare të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Pavarësisht një paraqitjeje të mirë dhe dominimit në pjesë të mëdha të lojës, “Dardanët” nuk arritën të shfrytëzojnë rastet, ndërsa një moment vendimtar i dha fitoren mysafirëve.

Përtej rezultatit në fushë, reagimet në rrjetet sociale nuk munguan. Në qendër të vëmendjes u gjend modelja me origjinë nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është partnerja e futbollistit turk Merih Demiral.

Ajo u gjend në një situatë të veçantë, mes dy vendeve që kanë rëndësi për të, vendlindjes së saj dhe kombëtares së partnerit.

Me një dozë humori, Lushtaku reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “E divorcuar për 90 minuta”. 

Heidi dhe Demiral prej kohësh janë bashkë dhe janë prindër të dy djemve.