Para se të fejohej me Princin Harry, Meghan Markle, ishte një yll televiz që luante në serialin e njohur “Suits”. Një tjetër yll i serialit në atë kohë, ka zbuluar së fundmi shkallën e suksesit që përjetuan dhe vazhdojnë që t’a përjetojnë.

Ai është Gabriel Macht, i cili luajti Harvey Spectre në “Suits”, ndau me ndjekësit disa detaje në “Instagram”.

Duke shkruar për projektin televiziv, në të cilin Megan luajti Rachel Zane, aktori shkroi: “Këtë javë Suits theu një rekord të pabesueshëm me 3.4 miliardë shkarkime në Shtetet e Bashkuara… Pyes veten se sa shkarkime kishte në 100+ vendet ku transmetohet seriali”.

“Jam i emocionuar që historitë që kemi krijuar dhe prodhuar për 9 sezone po rishikohen dhe do të vazhdojnë të krijojnë kujtime për të gjithë ata që shijojnë frytet e punës sonë”, shtoi ai.

Duhet theksuar se Meghan u largua nga spektakli pas fejesës me Princin Harry, por karakteri i saj vazhdoi të ndihej në program.