Reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në programin “E Diell”, ku pati një përplasje të fortë me ish-partneren e Gjestit, Xheneta Fetahu. Përplasja ndodhi pasi ish-finalistja e pyeti reperin për arsye se po e mbështet Gjestin dhe i dërgon drone vazhdimisht.
Stresi shpjegoi se nuk ka nevojë për vëmendje, pasi ka një karrierë të gjatë në skenë.
Ai theksoi se mbështetjen për Gjestin e bën kryesisht për nënën e tij, e cila është shumë e shqetësuar për situatën e djalit.
Po e bëj edhe për nënën time që qan dhe thotë ‘shiko çfarë po i bëjnë djalit’. Është dëshira e nënës time, dhe e gjithë familja ime është në mbështetje të tij
Pas kësaj, ai i ka kërkuar llogari Xhenetës për arsyen pse merret me të, duke shtuar se nuk do të fliste më për këtë çështje.