Iftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun ka qenë ish-banori i BBV, Angelo Haruni. Gazetari dhe moderatori i njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka treguar më shumë për jetën e tij personale.

Kur u pyet në fillim të intervistës nga moderatorja nëse e mendon rikthimin në shtëpinë e BBV, ai u shpreh se nuk ishte i sigurt sepse tashmë gjithçka i duket komplet ndryshe.

Jam akoma shumë i dyzuar. Faktikisht me banorët që janë brenda për momentin do ta gjeja veten me shumë pak prej tyre. Pak kanë ngelur nga ata që ishin në fillim dhe nga ata që kam pasur kontakte. Më duket komplet botë tjetër aty brenda. 

Nuk i jep kjo një shtysë për t’u rikthyer dhe për ta provuar sërish si eksperiencë?

Një motivim…më mungonte motivimi që në ato dy javët e fundit që isha aty brenda të tregohem i sinqertë dhe imagjino tani me çfarë motivimi përveçse për t’u argëtuar.