Ylli 33-vjeçar i mediave sociale e cila kishte shpenzuar mbi 380 mijë paund për kirurgji plastike ra nga Kulla Patong dhe ndërroi jetë. Policët e Phuket thanë se trupi i modeles meksikano-kanadeze u gjet nga stafi i hotelit në parking. Trupi i Mary u transferua nga Spitali Patong në Spitalin Vachira Phuket në mënyrë që mjekët ligjorë të mund të hetojnë shkakun e saktë të vdekjes së saj.

Tragjedia tronditëse ndodhi vetëm disa orë pasi ajo postoi në mënyrë misterioze skenën përmbyllëse të filmit The Truman Show së bashku me një fotografi të fëmijërisë së saj në mediat sociale. Në skenë, personazhi i Jim Carrey, Truman Burbank, përkulet para se të thotë: “Dhe në rast se nuk ju shoh, mirëdita, mbrëmje të mbarë dhe natën e mirë.”

Mary grumbulloi gati gjysmë milioni ndjekës në internet falë katalogut të saj të operacioneve plastike ekstreme dhe dashurisë për të bërë operacione. Por influencuesja nuk njihej vetëm për pamjen e saj, por ishte edhe një artiste. Mary pretendoi se ishte rritur në një familje të rreptë fetare ku edhe filmat e Disney ishin të ndaluar.

Kur ishte 12 vjeç, ajo tha se u rebelua dhe shpejt u përfshi në seks dhe drogë ndërsa kundërshtonte edukimin e saj. Në moshën 17 vjeçe, Mary punoi si striptiste dhe më vonë filloi të bëhej eskortë. Ajo bëri procedurën e saj të parë kozmetike në moshën 21 vjeçe, përpara se ta transformonte plotësisht pamjen e saj me kalimin e viteve.

Mary u bë virale në internet me operacionet e saj plastike dhe më vonë vazhdoi të fitonte para nga përmbajtja e saj në OnlyFans. Ajo gjithashtu e kishte mbuluar trupin e saj me tatuazhe. Ylli ishte detyruar të bënte ndërhyrje kirurgjikale në disa vende sepse nuk kishte mundur t’i nënshtrohej ndërhyrjeve ekstreme në Shtetet e Bashkuara.