Modelja e njohur franceze, Thylane Blondeau, e njohur si “vajza më e bukur në botë”, mbushi 25 vjeç të dielën, më 5 prill.

Ajo publikoi një postim në llogarinë e saj personale në “Instagram”, duke shprehur mirënjohje për njerëzit që e rrethojnë.

Blondeau ndau një foto nga fëmijëria e saj, me mbishkrimin: “Dhe papritmas 25. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për këtë jetë të bukur, për familjen time, të fejuarin tim, miqtë e mi, punën time, kompaninë time dhe ju. Sot mungon një person. Mon Gege. Më mungon dhe të dua.”

Modelja përmendi mungesën e një personi të dashur, Mon Gege, ose Gerard Kadoche, i cili ishte partneri i nënës së saj dhe vdiq disa muaj më parë.

Thylane Blondeau u bë e njohur që në moshë të vogël, kur në moshën 5-vjeçare pozoi për revistën Vogue. Ajo është vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe aktores dhe prezantueses Veronika Loubry. Thylane filloi modelimin që në moshë të hershme, duke bërë hapat e saj të parë që në moshën 4-vjeçare.

Para se të fillonte shkollën, ajo kishte sfiluar në një shfaqje të stilistit Jean Paul Gaultier. Disa vite më vonë, bëri kopertinën e Vogue Enfants. Në moshën 13-vjeçare, u shfaq në kopertinën e revistës Jalouse, ndërsa tre vjet më parë ishte cilësuar nga mediat ndërkombëtare si “vajza më e bukur në botë”.

Në mars, ajo bëri të ditur se ishte e fejuar në Greqi. Modelja ndau lajmin e gëzuar në rrjetet sociale për propozimin e martesës nga i fejuari i saj, aktori francez Benjamin Attal, me të cilin ka një lidhje që nga viti 2022.